Parlamenti irakian ka miratuar snjë vendim që kërkon që forcat amerikane të largohen nga vendi.

Në një seancë emergjente, u vendos me shumicë votash që Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera të huaja duhet të largoheshin nga Iraku.

Deklarata e Parlamentit gjithashtu thoshte se qeveria e Irakut ishte e detyruar të zbatonte vendimin e përmendur.

Ligjvënësit shiitë në parlamentin e Irakut bërtitën pas votimit parullat “Stop SHBA” dhe “Okupator, zhduke!”.

Parlamenti gjithashtu i ka kërkuar qeverisë irakiane që të ndalojë trupat e huaja të përdorin tokën, hapësirën ajrore ose ujin Irak për ndonjë arsye.

SHBA ka rreth 5.000 personel ushtarak në Irak, duke punuar kryesisht si këshilltarë, kujton BBC.

Ky zhvillim me tiparet e një lufte, vjen pas ekzekutimit nga amerikanët të gjenerfalit irianian Qassem Soleimani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re