Nga Blerina Bombaj, dietologe

Përbërësit

1 kokë brokoli, të prerë në copëza;
1 patate mesatare të prerë në kubike;
1 qepë të thatë, të vogël, të prerë imët;
2 + 1 thelpinj hudhër;
80gr parmixhano ose kackavall, të grirë, (+ pak të grirë imët për servirjen në pjatë);
4 lugë të mëdha vaj ulliri;
kripë, piper;
pak bishta qepësh të njoma, të grira imët.

Përgatitja

Në një tenxhere inoksi hidhni qepët, 2 hudhrat me vajin e ullirit dhe i kavërdisni lehtë.
Shtoni brokolin, patatet dhe mbulojini me ujë. I sillni në valë dhe i lini deri sa patatet të zihen plotësisht.
I kaloni në blendër dhe shtoni aty djathin parmixhano dhe 1 hudhër. I bluani deri sa të formohet masë kremoze.
I kaloni dhe një herë në tenxhere dhe provoni për kripë, piper.
E shërbeni në pjatë me pak djathë parmixhano të grirë përsipër, pak bishta qepësh të njoma të grirë imët dhe 2-3 pika vaj ulliri ekstra të virgjër.

Vlerat ushqyese

Brokoli i kombinuar me qepën, hudhrat dhe vajin e ullirit ekstra të virgjër, ofron një veprimtari të fuqishme detoksifikuese për metalet e rënda dhe mbron organizmin e fëmijëve dhe të rriturve, vecanërisht në nivel molekule ADN-je, duke parandaluar dëmtime të rrezikshme të saj. Për këtë arsye, ky ushqim klasifikohet si i jashtëzakonshëm vecanërisht për fëmijët e vegjël.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re