Faktet nutricionale
Për porcion:
-246 kalori
-Proteina 3.5 gr
-Karbohidrate 33.8 gr

– Yndyrë 12.8 gr
-Kolesterol 20.4mg
-Natrium 171.7 mg

Përbërësit:
-½ kungull mesatar
-2 lugë vaj ulliri
-1 qepë e prerë në kubikë
-Gjysëm kg karota, të qëruara dhe të prera në kubikë
-3 thelpinj hudhra, të shtypura

-1 (2 inç) copë xhinxher të freskët, të qëruar dhe të prerë hollë
-4 gota ujë
-Kripë dhe piper për shije
-1 majë kanellë të bluar
-¼ filxhan krem i trashë (opsionale)

Përgatitja:
Ngrohni furrën në 175 gradë. Pastroni kungullin, ndajeni në copa dhe copat vendosini në një letër pjekjeje. Piqini për 30-40 minuta, ose derisa të zbuten. Me anë të një luge, hiqini lëkurën.

Hapi 2
Në një tenxhere, hidhni pak vaj ulliri. Shtoni qepët e prera dhe hudhrën, si dhe gatuajini derisa të marrin ngjyrë. Hidhni ujë, shtoni kungullin, karrotat, xhinxherin. Gatuajini së paku për 20 minuta, derisa karrotat dhe xhinxheri të zbuten.

Hapi 3
Vendosni masën në blender, ose mund të përdorni një blender dore. Shtoni ujin e zierjes nëse ka nevojë që masa të hollohet, por kini parasysh që supa duhet të ketë trajtë kremoze. Hidhini pak kripë, piper, dhe kanellë.

Hapi i 4
Hidheni në tasa dhe ju bëftë mirë.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re