Supa me hudhra dhe qepë është një recetë perfektë për të rritur mbrojtjen e trupit.

Në fakt të dy përbërësit janë të pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë.
Përveçse të mirave si perimet e tjera, qepa dhe hudhra ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve të ndryshme.

Një ushqim i mirë është thelbësor për të rritur sistemin mbrojtës të trupit dhe kjo recetë përdoret më shumë për të lehtësuar simptomat e gripit.

Përbërësit
3 qepë
1 karotë
2 thelpinj hudhër

1 rrepë i bardhë
600 ml lëng supe
vaj ulliri dhe kripë e piper

Përgatitja:
I prisni qepë, karotat, dhe rrepën e bardhë dhe shtypini hudhrat.

I tiganisni në vajin e ullirit, e pasi të kenë marrë pak faqe hidhni dhe lëngun e supës. Lëreni të ziejë për 20 minuta dhe shtoni kripën dhe piperin.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re