Një superaksion i policisë ka çuar në prangosjen e 105 personave në Tiranë, të cilët akuzohen se kanë organizuar apo kanë marrë pjesë në lojëra fati dhe baste online, të cilat janë ndaluar me ligj.

Burime nga Policia bëjnë me dije për se Prokuroria ka refuzuar të lëshojë më shumë se 5 urdhëra për kontrolle, por të arrestuarit janë kapur në flagrancë.

Po këto burime bëjnë me dije se prej gjashtë muajsh, Policia kishte futur agjentë të infiltruar, të cilët kanë mundur të dokumentojnë aktivitetin e paligjshëm.

Ata kanë mundur të dokumentojnë blerjet e kuponave, kamerave etj, që vërtetojnë vazhdimin e basteve dhe lojërave të fatit.

Për momentin nuk ka shumë detaje nga ky superaksion, por Policia pritet të mbajë një konferencë për shtyp, ku do të zbulojë gjithë detajet.()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re