Një gol i Armando Brojês në minuten e 87 i dha Shqiperise nje fitore te cmuar kunder Hungarise ne grupin I te eleminatoreve per kupen e Botes.

Kuqezinjte fituan 1 me 0 nje ndeshje te forte por shume te rendesishme pasi tani jemi te dytet me 9 pike ndersa Hungaria ka 7 pike.

Dueli ne “Elbasan Arena” ishte i bukur, me Shqiperine qe beri nje paraqitje me te mire.

Skuadra e Rejes pati me shume raste per shenim, por Kumbulla ne pjesen e pare dhe Laçi dhe Cekici ne pjesen e dyte humben raste flagrante per shenim.

Mirepo ne fund mendoi talenti Broja per te gezuar tifozet e shumte ne stadium duke shenuar nje supergol me te djathten.

Te merkuren Shqiperia pret po ne “Elbasan Arena” San Marinon!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re