Ish-guvernatori i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi, i njohur si “Super Mario” sepse shpëtoi monedhën e përbashkët gjatë krizës evropiane të borxhit, formoi një qeveri të unitetit kombëtar në të cilën morën pjesë pothuajse të gjitha partitë politike italiane.

73-vjeçari u betua si kryeministër i Italisë të shtunën, raporton Reuters.

“Fat i mire!”, thuhet në titullin e së shtunës në La Stampe, disa orë para se Draghi dhe anëtarët e qeverisë së re të bënin betimin në Romë, pasi sondazhi i fundit zbuloi se ish-bankieri ka mbështetjen e 62 përqind të italianëve.

Pas shpërbërjes së koalicionit dhe dorëheqjes së Giuseppe Conte, presidenti Sergio Mattarella i besoi Draghit mandatin e qeverisë së re.

Draghi kaloi dhjetë ditët e fundit duke formuar një qeveri të unitetit kombëtar dhe të premten në mbrëmje, në një takim me Mattarellan, pranoi zyrtarisht postin e kryeministrit.

Lista e kabinetit të tij përbëhet nga teknokratë, politikanë me përvojë dhe ministra aktualë, një e treta e të cilave janë gra.

Draghi do të paraqitet në dhomën e epërme të Senatit të mërkurën, ndërsa të enjten Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë për qeverinë e re.

Ndër përparësitë e qeverisë së re është përshpejtimi i fushatës së vaksinimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re