Një aksion i gjerë policor është zhvilluar paraditen e sotme në doganën e Tiranës.

Burime bëjnë me dije se në territorin e doganës, kanë qenë sot mbi 100 forca policore, që kanë bërë kontrolle të imtësishme për të gjitha mjetet që kalonin në brendësi të institucionit.

Prej disa ditësh janë ndërmarrë disa aksione në vend, të udhëhequra nga zv.kryeministri Erion Braçe, ku thuhet se shteti po kërkon që të mbushë arkën e lënë bosh.

Edhe pak ditë më parë në doganën e Tiranës u zhvillua një aksion i ngjashëm, duke ushtruar presion mbi punonjësit që gjendeshin në turn.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re