13 persona janë arrestuar dhe 12 të tjerë janë shpallur në kërkim pasi mashtruan me TVSH-në.

 

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar këtë të enjte 25 urdhër arreste për 25 persona  pas hetimeve të Drejtorisë së Hetimit Tatimor.

 

25 personat figurojnë si administratorë të subjekteve të dyshura fictive, të cilat kanë lëshuar fatura të falsifikuara për subjekte të treta duke I shkaktuar shtetit një dëm prej 18 miliardë lekësh.

 

Ndërkohë bëhet e ditur se hetimet do të vijojnë deri në identifikimin e saktë të skemës mashtruese.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re