Në atë kohë dukej një ide e mirë. Kur fermerëve kanadezë të derrave iu tha në vitet 1980 se grupi i gjeneve të kafshëve të tyre ishte i dobët, ata iu drejtuan derrave të egër nga Britania e Madhe për fortifikim, duke i kryqëzuar me një lloj të përmirësuar të derrit të butëk. Ky kryqëzim rezultoi në një “krijesë” me një brinjë shtesë, më të gjatë dhe me më shumë mish, shkruan The Economist. 

Më pas, në vitin 2001, tregu i mishit të derrit ra. Disa fermerë, të paaftë për të shitur stokun e mishit, thjesht i lëshuan derrat e tyre hibridë në natyrë.

Sot pasardhësit e këtyre derrave bredhin në provincat e kanadeze. Bëhet fjalë për një tufë gjigante prej rreth 62 mijë krerësh.

Ata riprodhohen me shpejtësi të lartë dhe janë përshtatur shumë mirë në natyrë duke i bërë ballë dimrave ekstrem për shkak edhe të gëzofit të trashë dhe këmbëve të gjata që u lejon të ecin pa probleme në mes të dëborës.

Një derr prej kësaj rrace të re peshon deri në 280 kilogram.

Ata janë shkatërrues, oportunistë, të cilët ushqehen duke futur feçkën dhe dhundrat e tyre në tokë në kërkim të rrënjëve. Disa fermerë kanadezë tani jetojnë me frikën se një tufë e tillë derrash mund t’i sulet hektarëve me të kora.

“Ata janë superderra tani”, thotë Ryan Brook i Universitetit të Saskatcheëan: këto kafshë janë edhe të zgjuara dhe të adaptueshme. Ata kanë mësuar, për shembull, të gërmojnë për strehim. “Kur kemi dimër të egër këta derra shkojnë dhe gërmojnë tokën duke u futur deri në gjysmë metri apo një metër nën të, të mbulur edhe nga dëbora duke qendruar rëhat aty”, ai.

Deri më tani, programet e menaxhimit të kafshëve të Kanadasë nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë pjellorisë së lartë të këtyre derrave. Ata kanë menaxhuar vetëm 300 të tillë për 2023.

Brook thotë se heqja qafe edhe dhjetë herë më shumë nuk do të mjaftonte për të mbajtur nën kontroll superderrat.

Në fakt, derrat janë shumuar aq shumë sa që tani kanë filluar të derdhen përtej kufirit në jug. Lori Stevermer, anëtare e Këshillit Kombëtar të Prodhuesve të Mishit të Derrit thotë se shkalla e problemit të superderrit në Kanada u bë e qartë për të vetëm vitin e kaluar.

Fermerët janë të shqetësuar për dëmtimin e të korrave të tyre dhe potencialin që tufat e derrave të egër të jenë ndikues për gripin afrikan të derrit.

Një shpërthim mund t’i kushtojë industrisë vendase të derrit 7.5 miliardë dollarë nga shitjet e saj vjetore rreth 20 miliardë dollarë, sipas një studimi të fundit nga Universiteti Shtetëror i Ioëa.

Shtetet e Bashkuara tashmë kanë një problem me derrat e egër, por në jugun e ngrohtë. Ajo që shqetëson John Tomecek, kryetar i Task Forcës Kombëtare të Derrave të Egër në Teksas, është se fiziologjia e tyre në fakt është më e përshtatshme për motin e ftohtë. Kjo e bën llojin e ri të derrit që zbret nga shqetësim serioz.

“Ajo që po shihni në Kanada,” thotë ai, “është fillimi i një problemi shumë real, shumë afatgjatë.”/Përshtati në shqip: Vizionplus.tv

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re