Arjan Çani ka komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” deklaratën e ambasadorit Soreca, i cili deklaroi se BE do të punojë me PD-në edhe nëse në krye të kësaj partie vjen sërish Sali Berisha.

Çani tha se kjo është deklaratë e qartë, se ndërkombëtarët punojnë me atë që është më i fortë dhe fiton.

Arjan Çani: Soreca ishte shumë i qartë sot. Ai tha, ne do të vazhdojmë të punojmë me atë që fiton.

Andi Bejtja: Europianën kanë disa parime. Nëse voton populli nuk ka kush të heq të drejtën të jesh në grup parlamentar.

Arjan Çani: Salianji tha, nuk i dëgjuam amerikanët dhe humbëm pushtetin. Berisha nuk i dëgjoi amerikanët në 97 dhe prap fitoi. Albin Kurti, provoi që ne kot paragjykojmë amerikanët. Ata janë të qartë. Ata thonë, unë mund të kem preferenca midis dy personave, por kur fiton, amerikanët bëhen me atë që fiton.

Andi Bejtja: Nëse Amerika gabon, i duhet thënë që ka gabuar.

Arjan Çani: Nuk gabon asnjëherë superfuqia, thjesht të shtyp me këmbë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re