Skip to content

“Superskandal”, Berisha: Djali i Bledi Çuçit është arrestuar në Itali si anëtar i mafias që kontrabandon ilaçe, dokumentet që e vërtetojnë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ish kryeministri, Sali Berisha ka publikuar mesazhet e dërguara nga “qytetari dixhital” ku sipastij në Itali, ishte arrestuar djali i ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Sipas Berishës, Endi Çuçi është vënë në pranga nga autoritetet italiane si person i përfshirë në kontrabandën e ilaçeve, vepër penale për të cilën SPAK organizoi një operacion javën e kaluar ku u vunë nën hetim edhe disa mjekë shqiptarë.

Më tej nëmesazhin që ish kryeministri ka publikuar, janë paraqitur edhe dokumente sipas të cilave zbulohej se djali i parë i ministrit Bledi Çuçi, ishte i punësuar në KLGJ dhe se po bëheshin ndërhyrje për lirimin e tij.

Bëhet fjalë për lajmin e publikuar rreth 4 ditë mëparë, ku nëskandalin e medikamenteve kontrabandë dhe kurimeve të kushtueshme në Itali, ishin përfshirë edhe mjekë italianë dhe shqiptarë.

Postimi i Berishës:

SUPERSKANDAL!

Arrestohet ne Itali, Endi Çuçi, djali i ministrit te Brendeshem te familjes Blendi Çuçi, si antar i mafjes qe kontrabandonte ilaçe dhe te semure! Punonte ne KLGJ! Nderhyrje te fuqishme per lirimin e tij! Mafje dhe vetem mafje! sb

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Pershendetje Doktor.

Kam disa dokumenta me rendesi te cilat po jua nis. Behet fjale per nje mase sigurie te Gjykates italiane ku i perfshire eshte djali i Blendi Çuçit, Endi Çuçi ne kontrabande ilacesh dhe pacientesh shqiptare qe te merrnin karta shendeti te falsifikuara ne Itali ne kohen e Covid. Nuk e ka asnje media vetem ne. Nje miku im gazetar ma dha ne menyre konfidenciale te cilat i siguroi nga gazetare italiane. Materialet i kam.

Me poshte po ju nis dokumentin e Gjykates, ku permendet djali i Blendi Çuçit nga martesa e tij e pare me Zhaklina Peton, e dale ne pergjimet italiane.

Bashkengjitur ju nis te gjithe materialin, median tone e cila e publikoi rastin, por nuk e kane permendur emrin e djalit te Blendi Cucit dhe median italiane. Kredecialet e tij dhe punesimin ne KLGJ.

Me poshte dokumentat:

1. Masa e sigurise se Gjykates se Milanos.

2. Lajmet ne mediat italiane.

Pergjimet ne dosjen e Gjykates.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë