A keni qeshur ndonjëherë me disa fruta dhe perime, pasi ju ngjasojnë me pjesë të caktuara të trupit? Shumë njerëz besojnë se nëse konsumoni ushqim që i ngjan një organi ose pjese të caktuar të trupit, ai do të mbështesë shëndetin e atij organi dhe çuditërisht ka njëfarë të vërtete në këtë besim.

  1. Karotat janë të mira për sytë tuaj

Hulumtimet tregojnë se gratë mund të zvogëlojnë rrezikun e glaukomës me 64 për qind duke konsumuar karota. Të pasura me beta-karoten, karotat mund të ndihmojnë në rikthimin e shikimit. Karotat janë gjithashtu një burim i pasur i luteinës dhe hulumtimet sugjerojnë se rritja e konsumit të luteinës ka një lidhje të ngushtë me reduktimin e kataraktit.

  1. Arrat janë të mira për trurin tuaj

Ato përmbajnë një sërë komponimesh neuroprotektive, duke përfshirë vitaminën E, folatin, melatoninën, yndyrnat omega-3 dhe antioksidantë – të gjithë përbërësit që ndihmojnë në mbështetjen e shëndetit të trurit. Hulumtimet tregojnë se konsumimi i ushqimeve me antioksidantë të lartë si arrat mund të ndihmojë në uljen e ndjeshmërisë së shtuar ndaj stresit oksidativ që ndodh në plakje, duke rritur jetëgjatësinë dhe përmirësuar funksionin kognitiv dhe motorik në pleqëri.

  1. Xhinxher është i mirë për stomakun

Xhinxher është një domosdoshmëri kur i shtoni shije vaktit tuaj të preferuar, por gjithashtu ka përfitime të mahnitshme për stomakun. Xhinxher është i njohur si ilaçi natyral që lufton me të përzierat. Kjo perime e jashtëzakonshme duhet të jetë një element kryesor në dietën e të gjithëve. Xhinxher, jo vetëm që ndihmon në zbutjen e të përzierave, por gjithashtu është një shpëtimtar kur bëhet fjalë për dispepsi, duke ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve.

  1. Fiku është i mirë për testikujt

Fiqtë janë një burim i pasur me fibra dhe vitamina, si dhe kalcium, kalium, mangan, zink, vitaminë B-6 dhe fibra. Të mbushura me një mori përfitimesh shëndetësore, fiqtë mund të ndihmojnë gjithashtu në përmirësimin e fertilitetit të meshkujve (dhe femrave) duke rritur lëvizshmërinë e spermës.

  1. Domatet janë të mira për zemrën

A keni menduar ndonjëherë se çfarë i bën domatet të kuqe? Epo, mund të falënderoni një lëndë ushqyese të dobishme që quhet Likopeni. Aktiviteti antioksidant i likopenit është  më i fuqishëm se çdo karotenoid tjetër dhe hulumtimet kanë zbuluar se mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e goditjeve në tru.

  1. Fasulet janë të mira për veshkat

Jo vetëm që fasulet duken tamam si një veshkë, por përfitimet që sjellin janë mrekullibërëse dhe të pabesueshme. Të mbushura me shumë nga cilësitë ushqyese që promovojnë shëndetin e veshkave, fasulet përmbajnë fibra të tretshme dhe të patretshme dhe janë të ulëta në yndyrë, prandaj, përmirësojnë shëndetin kardiovaskular dhe ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak. Fasulet janë gjithashtu një burim i madh i magnezit dhe kaliumit. Hulumtimet kanë zbuluar se mangësitë në magnez dhe kalium mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të gurëve në veshka. Sasia e vogël në natrium, sheqer dhe kolesterol, i bëjnë fasulet gjithashtu një burim të shkëlqyer të proteinave me pak yndyrë.

  1. Agrumet i bëjnë mirë gjoksit

Agrumet janë të pasura me burime të β-kriptoksantinës (karotenoidit), β-karotenit, folatit, vitaminës C dhe kuercetinës. Këto burime kanë qenë të lidhura shumë me zvogëlimin e rrezikut të shumë llojeve të kancerit, veçanërisht kancerit të gjirit./Gazeta Shëndeti

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re