Vendimi i Boris Johnson për të pezulluar Parlamentin ishte i paligjshëm! Ky është verdikti i Gjykatës Supreme të Britanisë së Madhe.
Johnson pezulloi Parlamentin për pesë javë në fillim të këtij muaji, duke thënë se po i jepte hapësirë Mbretëreshës që të përshkruajë politikat e tij të reja.
Por gjykata tha se ishte e gabuar të shuash Parlamentin në afatin kur ai duhet të kryejë detyrat e tij lidhur me Brexit.
Presidentja e gjykatës, Brenda Marjorie Hale tha se “efekti i vendimeve të Johnson për themelet e demokracisë sonë ishte ekstrem”.
Ajo tha se vendimi unanim i 11 gjyqtarëve ishte që Parlamenti të mos shuhej, dhe se veprimi i Johnson ishte i pavlefshëm dhe pa asnjë efekt. Ajo shtoi se tani u takonte Përfaqësuesve të Komuneve që të vendosnin çfarë të bëjnë më tutje.
Kryetari i Dhomës së Komuneve, John Bercow përshëndeti vendimin dhe tha se Parlamenti “duhet të mblidhet pa vonesë”, duke shtuar se qysh tani do të konsultohej me liderët e partive “si çështje urgjente”.
Ndërkohë komenti i korrespondentit të BBC-së, Dominic Casciani, ishte se vendimi paraqet “rezultatin më të keq të mundshëm për kryeministrin”.