Marina Orikum eshte nje projekt madhor i cili ne 4-5 vitet ne vijim do te kompletohet me investime te rendesishme jo vetem ne pjesen e detit, por edhe ne ate te tokes.

 

Junald Bajraktari, administratori i  “Marina Orikum shpk”, zbuloi per emisionin Quo Vadis ne Vizion Plus planin e “Concord Investment” ne lidhje me punen qe do te behet per ndertimin e nje hoteli me 5 yje, si dhe fokusin tek sherbimet dhe biznesi, investime te gjitha ne sherbim te nje turizmi elitar

 

“Unë nuk doja të tregoja sepse doja të zbuloni një surprizë me faktin që do jetë prezent shumë shpejt në harkun e 4-5 vite dhe nuk flas vetëm për Marinën, për zmadhimin e saj në det, por flas edhe për pjesën në tokë.

Pjesa në tokë shumë shpejt do ketë një shumëllojshëmri ndërtimesh, polifunksionale, duke filluar nga hoteleria, duke vazhduar me shërbime komerciale, po flasim gjithmonë për ndërtime elitare. Jemi në fazën që të hapim një garë për shërbimet e hotelerisë elitare dhe duam të sjellim një brand që ti përshtatet Marinës. Jemi në bisedim dhe po bëjmë një selektim për herë të parë”, tha Bajraktari .

 

Bajraktari iu pergjigj edhe interesimit te moderatores Pranvera Borakaj ne lidhje me objektivin e kompanise per te afruar prane Marina Orikum, edhe markat me prestigjoze ne bote.

 

Administratori i “Marina Orikum” zbuloi se sjellja e dyqaneve me brandet me luksoze ne bote eshte nje objekiv konkret ne menyre qe turistet elitare qe ankorohen me jahtet e tyre ne kete vend, te kene gjithcka deshirojne.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re