Hoteli me 5 yje Marina Orikum për pak kohë do të zgjerohet edhe më shumë, jo vetëm në pjesën ujore, por edhe në atë tokësore.

 

Junald Bajraktari, administratori i  Marina Orikum shpk, për Vizion Plus tregoi surprizat e radhës, ndërsa shtoi se janë në bisedime shërbimet e hotelerisë luksoze në Europë e për momentin shtoi ai janë në fazë selektimi.

 

“Unë nuk doja të tregoja sepse doja të zbuloni një surprizë me faktin që do jetë prezent shumë shpejt në harkun e 4-5 vite dhe nuk flas vetëm për Marinën, për zmadhimin e saj në det, por flas edhe për pjesën në tokë.

 

Pjesa në tokë shumë shpejt do ketë një shumëllojshëmri ndërtimesh, polifunksionale, duke filluar nga hoteleria, duke vazhduar me shërbime komerciale, por flasim gjithmonë për ndërtime elitare. Jemi në fazën që të hapim një garë për shërbimet e hotelerisë elitare dhe duam të sjellim një brand që ti përshtatet Marinës. Jemi në bisedim dhe po bëjmë një selektim për herë të parë”, tha Bajraktari .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re