Andrra Destani feston këtë të diel ditëlindjen. Në këtë ditë të
veçantë, nuk mungoi edhe një surprizë nga bashkëshorti i saj, këngëtari
Sinan Hoxha, i cili kishte rezervuar një tortë tepër të veçantë për të
dhe fishekzjarre.

Ishte vetë këngëtari i cili ndau me fansat momente nga kjo surprizë,
me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku gjithashtu shkruajti: “Gëzuar ditëlindjen dashuri”.

Siç mund të dallohet edhe në pamje, ajo e priti ditëlindjen e rrethuar nga njerëz të afërt në ambientet e një lokali.

Andrra dhe Sinani janë prindër të një djali. I ftuar në fillim të
këtij muaji “Në kurthin e Piter Pan”, në Tv Klan, këngëtari u pyet nëse
Andrra ishte sërish shtatzënë, por ai e mohoi një fakt të tillë./tvklan.al





Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re