Sipas një sondazhi të Sociopol, raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 pritet të jetë ndërmjet Laura Codruţa Kovesi dhe Mircea Geoană. Të dy kanë folur së fundmi se mund të jetë e mundur të jenë kandidatët në 2024 në Rumani për të zëvendësuar Klaus Iohannis.

 

I pari do të përfundojë mandatin e tij në 2023, i dyti ka mandat për të përmbushur deri në vitin 2026 dhe asnjë prej tyre aktualisht nuk eshte pjese e mjedisit politik.

 

Laura Codruţa Kövesi ka një popullaritet prej 30%, duke qenë e barabartë me Gabriela Firea, e ndjekur me pas nga Mircea Geoană i cili ka një popullaritet prej 29%, duke gëzuar besimin më të lartë, raportojnë disa burime mediatike.

 

Duke marrë parasysh që Gabriela Firea synon të rifitojë postin e saj si kryetare e bashkisë së Bukureshtit në 2024, beteja për Presidentin mund të zhvillohet midis Kövesi dhe Geoana.

 

Kanë mbetur edhe dy vite deri në zgjedhjet presidenciale, por duket se rumunët nuk duan më politikanë karriere, por personalitete me arritje ne arenen ndërkombëtare.

 

Sipas Sociopol, Mircea Geoana mund të fitojë zgjedhjet për raundin e parë, duke qenë një kandidat i preferuar edhe për raundin e dyte. Por është një problem – Mircea Geoana, duke qenë zëvendëssekretar i NATO-s nga viti 2019, nuk figuron më si anëtar i Partise Social Demokrate që nga viti 2014, I cili pasur konflikte me liderët e atëhershëm partiake.

 

Midis 2015 dhe 2018 ai ishte anëtar i Partisë Sociale Rumune. Partia u shpërbë në vitin 2018.

 

Edhe pse PSD do ta dëshironte atë si kandidat, nuk është e sigurt nëse Geoana dëshiron të jetë ende kandidati i krahut të majtë për zgjedhjet presidenciale. Si anëtar dhe drejtues i Partisë Socialdemokrate kandidoi në zgjedhjet presidenciale te vitit 2009, duke u mundur nga presidenti i atëhershëm Liberal Demokrat, Traian Băsescu, me një diferencë të vogël votash.

 

Laura Codruţa Kövesi, ish-kryeprokurorja e Departamentit Nacional Antikorrupsion ne Rumani dhe Prokurorja e Parë e Përgjithshme Evropiane aktuale, ka bërë një luftë ashpër kundër korrupsionit politik. Por ajo ka deklaruar në vitin 2015 se nuk kishte ndërmend të hynte në politikë.

 

Anketa është kryer në periudhën 20-27 qershor 2022.

 

Patriarku Daniel është në vendin e 4-të me (28%), Raed Arafat në vendin e 5-të me (25%) dhe në vendin e 6-të është Alexandru Rafila me (24%).

 

Victor Ponta është në vendin e 7-të me (20%), me një rikthim tronditës në krye të personaliteteve më të besueshme publike në Rumani, i ndjekur nga kryeministri Nicolae Ciuca (19%).

 

Ish-presidenti Traian Bashesku ka 18% popullaritet dhe presidenti aktual Klaus Iohannis ka 17% mbeshtetje, porai nuk ka më të drejtë të kandidojë për një mandat të ri presidencial. Ai është në pozicion të barabartë me Presidentin e Rumanisë.

 

Kreu i AUR-së, George Simion, deklaroi se nuk ka ndërmend të kandidojë për kryetar të shtetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re