Skip to content

Surpriza/ Sot priten “flokë” dëbore edhe në bregdet

Kjo e martë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

 

Moti parashikohet me vranësira dhe intervale të shkurtëra kthjellimi.

 

Që në orët e para të 24-orëshit reshje shiu e bore me intensitet të ulët.

 

Për shkak të masave ajrore më të ftohta pritet që reshjet e borës me intenistet të ulët (në formën e flokëve të dëborës) të prekin kryeqytetin por edhe zonat bregdetare.