Skip to content

Surpriza vjen nga qelia, Ilir Meta i dyti më i votuar në burgun 313, kush është i preferuari i të burgosurve

qeli

Ervin Hoxha, ministri i Brendshëm i PS duket se është më i preferuari i të burgosurve në Tiranë.

Ai ka marrë mbështetjen me të madhe të votave nga të dënuarit e burgut 313 dhe burgut 302 në kryeqytet.

E habitshme, por duket se të dënuarit me paraburgim, janë të ‘kënaqur’ me drejtuesin e ministrisë së Brendshme dhe policinë që i ka vënë në pranga.

Ndërkohë që, duket se edhe Ilir Meta, Presidenti i PL ka bërë fushatë nga qelia. Ai ka marrë 58 vota në burgun 313-të, duke u bërë i dyti më i votuar mes të burgosurve pas ministrit, i cili mori 92 vota.

Në listën e më të votuarve nuk mungon dhe emri i Ermonela Felajt apo dhe Olta Xhaçkës.

WhatsApp Image 2025 05 15 at 1.11.11 PM

WhatsApp Image 2025 05 15 at 1.11.05 PM