Meteorologu Hakil Osmani parashikon që ditët e para të shkurtit, do të kemi prani të diellit por më pas vijon një ulje e temperaturave të ajrit në zona të caktuara.
“Duke filluar nga dita e martë dhe në vijim, kemi përmirësim të motit, me diell kryesisht në zonat bregdetare dhe kryeqyteti. Pra 15 ditëshi i parë do të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm.
Sa i përket temperaturave do të jenë disi të larta të paktën deri ditën e hënë, makismumi i cili do të jetë 15 deri në 16 gradë celsius. Gjatë kësaj javë do të kemi rënie të temperaturave të ajrit të cilat do të shënojnë -8 gradë.
Në pjesën e dytë të javës do të kemi rënie më të ndjeshme, maksimume jo më shumë se 10-11 gradë celsius”, theksoi Osmani.
Ndërkaq, meteorologu ka shpjeguar se si do të variojë pjesa e dytë e shkurtit, tashmë me një mot më të butë dhe me largimin e masave ajrore të ftohta.
“Temperaturat tipike sa i përket muajit shkurt do të jenë rreth vlerës -2 gradë në orët e para të mëngjesit, ndërsa maksimumet rreth vlerës 14 gradë celsius. Pjesa e dytë të shkurtit, pas datës 15 do të sjellë një mot më të butë, me temperatura shumë më pranë vlerave normale, kryesisht 16 gradë”, tha ai.
