Moti me sa duket do vijojë të na surprizojë edhe këto ditë.

IGJEUM sjell parashikimin e motit për ditën e sotme dhe te
nesërme.Pasditen e sotme (e martë, dt.17) priten reshje të dobëta në
pothuaj të gjithë qarqet. Reshjet pritet të arrijnë deri në lokalisht
mesatare në qarqet Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër (siç tregohet në
tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet mund të marrin formën e
shtrëngatës (shoqëruar me rrufe, breshër dhe erë të fortë momentale).
Kjo mundësi pritet të jetë më e lartë në qarqet jugore, veçanërisht në
qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.

Nesër (e mërkurë, dt.17) nuk priten reshje.

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë, dt.17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit
pritet të arrijnë: në bregdet: 20 / 28 °C në vendet e ulëta: 17 / 31 °C
në vendet malore: 12 / 20 °C ERA Sot pasdite (e martë, dt.16) dhe nesër
(e mërkurë, dt.17) era pritet të fryjë mesatare dhe e fortë gjatë ditës
së sotme veçanërisht në qarqet veriore dhe gjatë ditës së nesërme edhe
në qarqet bregdetare dhe jugore.






Previous articleMos bëni “gafë” të blini makina të përdorura nëse nuk i dini këto hile

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re