Gentiana Susaj drejtuese e Aikido Albania, në një intervistë për “ABC News” ka folur për platformën e krijuar për ti ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë në këtë situatë pandemie. Një platformë virtuale kundër pasojave sociale të COVID-19.

Susaj sqaroi se nisma “Më mirë së bashku” synon të trajtojë edhe problemet e biznesit të vogël dhe të mesëm. Gjatë intervistës koordinatorja e nismës shpjegoi se fillimisht realizohet vlerësimi dhe referimi i rasteve.

Problemet të cilat i kanë hasur gjatë kësaj kohë janë të shumta, ajo shtoi se prioritet janë gratë kryefamiljare, pa asnjë të ardhur. Gjatë kësaj periudhe janë ndihmuar mbi 650 persona me ndihmë direkte, ndërsa këshillime onlinë ajo shtoi se janë dhënë për 2500 raste të cilat kanë hasur probleme të ndryshme.

I pyetur nga gazetari Endri Xhafo për sigurimin e fondeve Susaj tha se disa janë siguruar nga fondacione, por edhe pjesëmarrja në fushata për të mbledhur fonde, duke shtuar se ka qenë një kombimin për mobilizimin e rasteve që janë prezantuar.

“Jemi koordinuar me organizata të ndryshme që janë pjesë aktive e rrjetit tonë. Kemi arritur që jo vetëm nëpërmjet “Facebook”, por edhe nëpërmjet organizatave që janë duke asistuar në këtë punë, ti përgjigjen personave, apo nënave që nuk kanë marrë kontributin e duhur sa i përket problemeve me fëmijët, ka pasur rasteve të qirave, apo paketat për asistencën”, u shpreh Susaj.

E ndalur te biznesi i vogël dhe i mesëm ajo shtoi se janë në kohë krize dhe kanë shprehur nevojën e një mbështetje dhe bashkëpunimi. Sipas saj ky është edhe qëllimi i kësaj nisme që të krijojë urat lidhëse dhe ti japë një ndihmesë këtyre bizneseve gjatë kësaj përiudhe izolimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re