Tranzicjoni i pafund qe po kalon vendi yne ka sjellur nje kaos gjithandej dhe si pasoje eshte ndjere edhe ne Art, Kinematografi apo edhe ne Muzike per te cilen po flasim. Nje peshtjellim, mungese organizimi, ka sjelle edhe “perndjekje” te disa emrave qe kane lene gjurme me zerat e tyre tek spektatori i dikurshem dhe nuk mund te harrohen lehtesisht. Edhe pse informacioni eshte i manget ose ose aspak artedashesi i ka akoma ne memorie.

 

Perse vazhdojne te vonohen drejtuesit e institucioneve te artit ne rehabilitimin dhe vleresimin e emrave qe ka kohe qe i mungojne skenes me Suzana Qatipin ne krye e me pas: Kleopatra Skarcos, Dokle; Petrit Dobjani; Pse mungojne Dhimiter Disho; Arta Babaramo; Dhimiter Dushi; Petrit Lulo; Marina Grabovari; Pellumb Elmazi; Kozma Dushi;Nikoleta Shoshi, vajza 15 vjecare shkodrane qe interpretoi ne festival kengen fituese “Flake e Bore”, ku eshte Rozeta Doraci, ku jane David Tukiqi;Naim Kercuku, Zija Saraci; Nazmie Kasmi, Ludmilla Baballeku; Jolanda Dhamo; Valentina Gjoni; Violeta Zefi; Telemak Papapano;Eduard Jubani etj etj ???

 

Sa here keni degjuar te flitet per keto emra apo i keni pare ato ne skene duke kenduar tash 25-vjet ne Festivale ??? Madje shume prej tyre as ne ndonje ritransmetim episodik, tek e fundit sa per ti prezantuar ata tek brezi i ri. “Jane fshire nga rregjistri “ edhe emrat e shume autoreve te teksteve te kengeve Gjoke Beci, Vullnet Mato, Skender Rusi, Zaho Puci, Foto Malo, Agim Shehu, Fatos Arapi, Xhevahir Spahiu, Zhuliana Jorganxhi, Luan Rexhepi, Shaban Murati, Natasha Lako,… duhet te ishin nderi

 

Nuk ka me as kompozitore te suksesshem si dikur : Spartak Tili, Enver Shengjergji, Dorian Nini, Limoz Dizdari, Kastriot Gjini, E tille ishte koha e kondicionuar dhe padyshim te gjithe keto emra si me lart do te kishin fituar fame edhe ne Evrope me zerat e tyre nqs do te gezonin lirine qe kane kengetaret e sotem. E njejta thenie vlen edhe per kompozitoret dh krijuesit e teksteve qe jane ku e ku si nata me dite ne krahasim me ato te sotmet…..

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re