“Unë jetoj me bashkëshortin. Jo nuk e kisha vjehrrën në shtëpi, isha e ndarë, jetoja në këtë banesë. Të gjithë fëmijët i kisha të martuar. Vinte vjehrra, e respektoja sikur s’më kishte bërë asgjë të keqe. Kur e ke prind të burrit, duhet ta respektosh. Fëmijët e mi, i kishte si fëmijë shemre. Nuk i donte dhe as nuk i shihte me sy, nuk e di pse.

Asaj nuk i pëlqente sjellja ime. Më bënte magji, me helm. Kam jetuar shumë me të, derisa kam martuar fëmijën e vet.

Jam ngritur vonë në mëngjes, thashë ti hek fishekun çiftes. E mbanin për mbrojtjen e pasurisë natës. E kisha në kuzhinë çiften, kur isha vetëm në shtëpi i vendosja fishekun. Atë natë fjeta gjumë në kuzhinë sepse isha sëmurë dhe ishte më ngrohtë. Qëllova me çifte, e kisha mbështetur në dritare. Vetëm kur e pashë që iu bë syri me gjak, e qëlloi teksa po ecte jashtë. Burri im Baftjari nuk u plagos, s’ishte në shtëpi. I thashë o nëna “çfarë ke”, nëna asgjë nuk kishte

Bihana mos është gjallë edhe tani. Mua më arrestuan, unë e kam tërhequr armë se di a me dashje apo pa dashje. Vetëm kur i kam parë gjakun tek napa, ajo u ul. Kruajti syrin dhe ju bë napa me gjak.

Bëra 7 vite burg, bashkëshorti vinte dhe fëmijët. Bashkëshorti më ka falur sepse e kishte nënën shëndoshë e mirë, asgjë nuk kishte. Familjarët e bashkëshortit nuk më pranuan. Fizikisht nuk jemi konfliktuar asnjëherë”, tha ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re