Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se beteja që po bën opozita është me të keqen më të madhe.

Në një prononcim për gazetarët, Berisha renditi arsyet pse Edi Rama nuk pranon ngritjen e komisioneve hetimore, të kërkuara nga opozita.

Sipas Berishës, Rama është “peshkaqeni”  dhe se nuk ka asnjë vlerë hetimi i një kryebashkiaku, krahasuar me kryeministrin.

“Kjo betejë është beteja me të keqen më të madhe të historisë pas Enver Hoxhës. Edi Rama bllokon komisionet hetimore parlamentare sese e din që ata do të nxjerrin të gjithë vjedhjet, plaçkitjet, përvetësimit që ai ka bërë me sojin e tij, pasurive publike, fondeve publike.

Rama nuk mund të pranojë komisionin hetimor parlamentar sepse del firmëtar kryesor në aferën, vjedhjen e shekullit djegëset, veçanërisht djegësi i tiranës. Ai del i implikuar, aksioner me Pëllumb Gjokat, Gjergj Lucat e shumë të tjerë, të cilët janë me prejardhje krimi dhe droge.

Nuk mund të pranojë komisionin hetimor parlamentar sepse del që duke shkelur ligje kërkon të emërojë në Himarë përfaqësuesin e mafies së pronave të himariotëve.

Sa vlen hetimi i një kryebashkiaku në krahasim me kryepeshkaqenin e krimit dhe të vjedhjes, Edi Rama? Nuk ka vlerë derisa Rama ti nënshtrohet hetimit parlamentar. E keqja e të keqes është Edi Rama”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re