Papa Françesku përsëriti të premten se Vatikani është i gatshëm të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndërmjetësuar përfundimin e konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.

I pyetur nëse pajtimi midis Moskës dhe Kievit është i mundur, Papa u bëri thirrje të gjithëve të mos dorëzohen.

“Sidoqoftë, të gjithë duhet të angazhohen për çmilitarizimin e zemrës, duke filluar nga vetvetja dhe më pas duke zbutur, çarmatosur dhunën. Të gjithë duhet të jemi pacifistë. Ne duam paqen, jo një armëpushim të thjeshtë që do të shërbente vetëm për riarmatimin. Paqja e vërtetë, e cila është fryt i dialogut”, tha Papa Françesku në një intervistë për të përditshmen italiane La Stampa, raporton Reuters. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re