Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha është shprehur se arsyeja e vendosjes së masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij ka synimin për ta privuar nga funksionet si deputet.

Përfaqësuesi ligjor i Berishës, Sokol Mëngjesi u shpreh se lideri demokrat s’ka ndërmend të largohet dhe do të vazhdojë të luftojë.

“Prej dy muajsh Berisha është nën masën e sigurisë arrest shtëpie dhe asnjë hetim nuk ka evoluar nga zoti Berisha, asnjë provë që rrit implikimin e Berishës në këtë çështje, madje krejt e kundërta. Hetimet janë vite dritë larg mes lidhjes së Berishës me këtë situatë të ndërtuar fiktivisht. Berisha nuk largohet dhe s’ka ndërmend të largohet, por të qëndrojë dhe luftojë si lideri i opozitës në vend.

Masat janë respektuar dhe këtë e faktori kur u thërrit për tu pyetur dhe deklaroi para prokurorëve dhe opinionit publik se “kam besim e plotë se çdo qytetar që thirret nga prokuroria duhet të paraqitet dhe të dëshmojë për çfarë di”. Këtë faktoi, bie poshtë çdo lloj dyshimi i largimit të Berishës apo mos kontribuimit të tij në zbardhjen e të vërtetës. Pavarësisht këtyre fakte, masat u zëvendësuan pa u analizuar kriteret ligjore.

Berisha ka mision të vetë, respektimin e Kushtetutës, synimi i zëvendësimit të masave është privimi i Berishës nga funksionet e tij kushtetuese si deputet dhe ushtrimi i të drejtave të tij”, tha avokati i ish-kryeministrit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re