Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Lushnjes, Eduart Sharka ka folur ditën e sotme para qytetarëve në takimin elektoral të organizuar nga ish kryeministri Sali Berisha.

Sharka u shpreh se presioni për vendin e punës dhe blerjen e votës nuk do i ndalojë qytetarët e Lushnjes të shprehin vullnetin e tyre.

“Kam bindjen se programi ynë do vihet në jetë sepse vullneti juaj do ta bëjë realitet. Është vullneti i njerëzve të lirë e me parime, që respektojnë veten e Kombin. Presioni për vendin e punës së familjarit dhe zinxhiri për blerjen e votës nuk i lidh dot qytetarët e Lushnjes. Injorimi e shpërfillja nuk janë fruta që do vijojnë të përtypin qytetarët, as tallavaja e ditëve të fundit.

Nuk mund të pranojmë të harxhohen miliona për të mbrojtur territorin gjoja nga ndërtimet pa leje, ne do luftojmë të mbrojmë territorin nga shpopullimi. Me dhjetra policë ndjekin çdo njeri që kërkon të riparojë shtëpinë, programi ynë synon të mbrojë vendin nga largimi i të rinjve.

Lushnjes i hoqën gjykatën, spitalin rajonal, së fundi do heqin edhe hipotekën, lushnjarëve po u vështirësonte jeta dita ditës. Jemi këtu për tu thënë STOP, jemi alternativa ndryshe”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re