Turistë nga Belgjika dhe vende të tjera të botës po shijojnë natyrën e jugut të vendit tonë dhe Syrin e Kaltër. Arthuri dhe bashkëshortja e tij kanë mbërritur nga Blegjika. Duken të mrekulluar nga burimi i Syrit të Kaltër dhe natyra në këtë pikë turistike të jugut. Arturi thotë se është hera e dytë që viziton këtë vend dhe këtë herë ka vënë re ndryshime për mirë.

 “Kemi ardhur dy vjet më parë me motor, tani me kamper. Kur erdhëm herën e kaluar ky vend ishte i vështirë si për të ecur ashtu dhe me motorr. Tani është shumë mirë. Parkuam tek hyrja dhe  rruga është rregulluar. Po ecim se nuk është larg, vetëm një kilometër. Na pëlqen të ecim.”

Arthuri është fotograf i dashuruar me natyrën. I kujdesshëm dhe i vëmendshëm.

“Ngjyra blu e Syrit të kaltër është e mrekullueshme. Kur hedh fotot në kompjuter duket shumë blu. Ky është një nga vendet më të bukura që kam fotografuar. Shqipëria ka natyrë plot ngjyra dhe të mrekullueshme.”

Familja Wijekmans do të qëndrojë dhe 5 ditë në vendin tonë. Arturi është i vendosur të kthehet sërisht për të vizituar dhe zona të tjera të Shqipërisë.

“Do të qëndrojmë dhe 4 ose 5 ditë e do vazhdojmë udhëtimin drejt Italisë. Po do kthehemi sërisht sepse kemi parë vetëm pak zona në jug. Dëshirojmë të vizitojmë gjithë Shqipërinë.”

Hana me vajzën 5 vjec Lilian dhe bashkëshortin prej disa muaj kanë nisur një tur në vende të ndryshme të botës I cili do të zgjasë 1 vit.

Syrin e kaltër e vizitojnë për herë të parë.

“U larguam në verë nga Belgjika. Po udhëtojmë për të eksploruar vende të ndryshme. E nisëm udhëtimin nga Turqia, vazhduam në Hungari, Bullgari, Rumani, Greqi. Prej 1 jave kemi ardhur në Shqipëri. Tek Syri i Kaltër kemi një orë që kemi arritur. Uji është i pastër kristal, malet janë të larta, pemët të gjelbra. Me të vërtetë një vend shumë mbresëlënës. Nga këtu do të shkojmë në Gjirokastër dhe më pas në Berat.”

Vendi ynë i ka lënë mbresa dhe vogëlushes së saj.

“Më pëlqen Shqipëria.”

Shqiptarët nuk e kanë për zakon që të vizitojnë gjatë dimrit zona turistike. Të huajt janë ndryshe, për ta ka turizëm gjithëvjetor. Tek Syri i kaltër takuam dhe një të ri nga, nga New Yersey, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për të është hera e parë që viziton Shqipërinë.

 “Saranda më pëlqen shumë në dimër se nuk është shumë i populluar. Për Syrin e kalër dëgjova para dy ditësh. Pashë fotografi në internet, ngela i mahnitur dhe vendosa të vij ta vizitoj. Po më pëlqen shumë, duket kaq bukur. Kam vizituar shumë parqe nëpër botë, por Syri i Kaltër është unik.”

Syri i kaltër është burim ujor me një thellësi të papërcaktuar. Vite më parë disa notarë u zhytën 15 metra. Mendohet se ai është edhe më I thellë. Syri I kaltër është monument natyre dhe ndodhet në fshatin Muzinë të Delvinës.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re