Një zjarr masiv ka shpërthyer në sipërfaqen e ujit në afërsi të gjirit të Meksikës.

Shkak i zjarrit është bërë një rrjedhje gazi në një prej tubacioneve të gazit, pronë e një kompanie shtetërore nafte.

Flakët janë kapur në video dhe duket sikur nga thellësia e oqeanit po del lava e ndonjë vullkani. Sipas medias së huaj, asnjë person nuk është lënduar, ndërsa autoriteteve i është dashur rreth 5 orë për të fikur zjarrin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re