
Sonte, Paris Saint-Germain pret në Parc des Princes Bayern Munchen, në kuadër të gjysmë-finales së parë të Uefa Champions League. Ndeshja, që shumë mirë mund të ishte finalja e këtij sezoni, fillon në orën 21:00.
Paris Saint-Germain dhe Bayern janë ekipet më në formë në Europë për momentin, me një dominim të padiskutueshëm në kampionatin francez dhe atë gjerman por edhe në kompeticionin më prestigjoz të klubeve, Champions League.
Parizienët vijnë nga dy fitore bindëse kundër Liverpool-it në çerek-finale, duke i fituar të dyja ndeshjet në Francë dhe Angli me rezultatin e përgjithshëm 4-0.
Nuk është më i vogël triumfi i bavarezëve, të cilët eliminuan në çerek-finale vetë mbretërit e këtij kompeticioni, Real Madrid, me rezultatin e përgjithshëm 6-4. Në dy ndeshje me plot emocione dhe gola, Bayern i “gjunjëzoi” madrilenët, duke fituar në Spanjë dhe me një fund dramatik, edhe në Gjermani.
Sonte, këto dy superfuqi do i tregojnë dhëmbët njëra tjetrës, në një ndeshje, ku spektakli dhe futbolli i bukur janë të garantuara.



