Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto deklaroi se Bashkimi Evropian duhet t’i paguajë Turqisë 6 miliardë eurot që me marrëveshje ia premtoi këtij vendi.

Duke folur në një konferencë për media pas një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së, Szijjarto tha se bashkëpunimi midis Turqisë dhe BE-së është me rëndësi strategjike dhe se siguria e BE-së sot varet nga siguria e Turqisë.

“Katër milionë refugjatë jetojnë në Turqi sot. Nëse Turqia nuk vazhdon t’i mbajë azilkërkuesit dhe i lejon ata të shkojnë, BE-ja do të përballet me një krizë të paparë. BE-ja duhet së pari të paguajë 6 miliardë eurot premtuar Turqisë nga marrëveshja”, tha Szijjarto.

Duke theksuar se po ashtu nevojitet azhurnim i marrëveshjes doganore mes BE-së dhe Turqisë, Szijjarto tha se Turqia është mes 20 ekonomive më të fuqishme në botë, për këtë shkak azhurnimi i marrëveshjes është edhe në interes të BE-së.​​​​​​​

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re