KORÇË- Vaskë Niço, nuk ka munguar thuajse në asnjë nga edicionet e Karnavaleve të Korçës. Aktori dhe regjisori i njohur korçar kujton se pjesëmarrja në karnavalin e parë të vitit 1995, pas rrëzimit të regjimit, i lindi si dëshirë, për të përjetuar diçka që diktatura ia kishte ndaluar.

Vaske Niço, me veshje alla Elvis Presley, shoqëruar nga një grup vajzash me veshje cowboy,  do të çelë edicionin e 16 të festivalit te karnavaleve.

Mesazhi ë tij është i qartë, se nuk do të jetë e largët dita që Korça t’i ngjajë një Las Vegasi të vogël.

“Ta bëjmë Korçën si Las Vegas. Dua të jap një sinjal të veçantë’, tha ai.

Me aderimin e Karnavaleve ne Federatën Botërore, ndryshoi dhe mënyra e konceptimit të tyre. Nga fabulat sarkastike të veseve të shoqërisë, karnavali mori natyrën e një feste.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re