Skip to content

“Ta bëjmë të gjithë rajonin një hapësirë të përbashkët”/ Rama pas nënshkrimit të marrëveshjes për “Ballkanin e Hapur”: Për herë të parë nis tregtimi i kafshëve të gjalla mes 3 vendeve

Pas nënshkrimit të 5 marrëveshjeve, kryeministri Edi Rama ka premtuar se me “Ballkanin e Hapur” do të bëjë që vendet e rajonit të bashkëpunojnë në hapësirë të përbashkët.

Gjatë konferencës për mediat, Rama tha se për herë të parë do të nisë tregtimi i produkteve të bulmetit dhe kafshëve të gjalla mes tre vendeve.

“Më vjen mirë të informoj se kemi nënshkruar një sërë marrëveshjes që janë finalizimi i punës së përbashkët intensive. Këto marrëveshje të firmosura sot janë një realitet i prekshëm nesër, pra me hyrjen e vitit të ri 2022. Marrëveshje për tregun e lirë të punës e cila sanksionon të drejtën e qytetarëve mes tre vendeve për të pasur akses të barabartë për leje pune dhe qëndrimi. Marrëveshje për sistemin e integruar të sistemit elektronik për ti dhënë mundësi qytetarëve të marrin shërbime të caktuar, duke filluar nga regjistrimi si të pranishëm në vendin tjetër apo me lejen e punës dhe ta bëjnë këtë pa lëvizur nga shtëpia përmes telefonit ose kompjuterit. Marrëveshje në bllok për t’i hapur rrugën atyre që ndërveprojnë mes këtyre vendeve si prodhues, si eksportues, si importues produktesh dhe që kanë një histori të vështirë pritjes radhë, verifikimesh, duke bërë të mundur që nga janari i vitit të ardhshëm të kalojnë lirisht në kufirin pa pasur nevojë që të sigurojnë 3 herë të njëjta dokumenta kur vjen puna me import-eksportin për produktet e tyre bujqësore apo blektorale. Marrëveshja bën të mundur për herë të parë të çelet eksporti i produkteve blektorale ku përfshihet edhe mes kafshëve të gjalla. Tregtuesi do të funksionojë si nj, është një lajm shumë i mirë për ata të fushës blektorale dhe prodhimit të mishit, sepse këtë nuk e bëjnë dot vendet tona në BE. Të gjitha këto janë marrëveshje të cilat janë as më shumë as më pak por marrëveshje të tregut të përbashkët mes vendeve anëtare të BE bazuar në nevojat e fermerëve dhe të tregut të përbashkët rajonal i cili përdoret si alibi kundër Ballkanit të Hapur por jetësohet vetëm përmes Ballkanit të Hapur. Marrëveshjet janë prova e prekshme e një pakti të thjeshtë Ballkani i Hapur është një nismë që shtyn përpara cfarë është dakordësuar në Procesin e Berlinit. Sot ishte e qartë e thënë nga komisionari për zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi e mbështet plotësisht Ballkanin e Hapur dhe fton 3 vendet e tjera të na bashkohen. Nisma po merr formë të plotë një jetën e punën e qytetarëve, mbështetja për nismën nga administrata amerikane, nga komisioni evropian dhe nga vendet kryesore të BE. Ta bëjmë rajonin tonë një hapësirë ku funksionojmë për qytetarët 4 liritë themelore të Bashkimit Europian. Në fund të muajit shkurt të vitit të ardhshëm të ritakohemi në Maqedoninë e Veriut për të çuar përpara këtë proces. Të heqim barrierat tarifore, Ballkani mos ketë kufij për askënd që do të lëvizë”, tha Rama.

/faxweb