Ministri i Jashtëm, Igli Hasani mbajti fjalën e tij në ditën e dytë të zhvillimeve të punimeve për Samitin e Diasporës, prej ku ndërmori edhe një zotim.

Ai u shpreh se shtetet e rajonit me popullsi shqiptare mund të bëjnë shumë pak vetëm fare krahasuar me atë çka mund të bëjnë të gjithë së bashku.

“Pa diasporën gjithçka do kishte qenë shumë ndryshe”, tha ai.

Në fund të fjalës, ai theksoi se Shqipëria do të jetë dora e shtrirë ndaj diasporës, për këdo që “punon dhe kontribuon që punët e shqiptarëve të ecin përpara”

Igli Hasani: Kemi shumë për të bërë së bashku për ti zhvilluar më tej vendet tona. Nuk duhet të harrojmë, ajo që mund të bëjë Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi i vetëm është fare pak krahasuar me atë që mund të bëjmë të gjithë së bashku, sepse diaspora ka një rol të pazëvendësueshëm.

Pa diasporën gjithçka do kishte qenë shumë ndryshe.

Që nga roli ia arbëreshëve me mbajtjen gjallë të gjuhës shqipe, apo diasporës për rrëzimin e regjimit.

Ky samit është një moment për të eksploruar bashkarisht ide dhe forma bashkëpunimi. Sfida jonë përpara është se si të përkthejmë në nisma konkrete gjithë atë dëshirë dhe pasion për kombin që na bashkon.

Dua ta mbyll me një zotim se rrjeti i përfaqësive të Republikës së Shqipërisë do të jetë dora e shtrirë e shtetit shqiptar ndaj diasporës, dera jonë e hapur për çdo burrë, grua, të rinj dhe të reja që do të punojnë dhe kontribuojnë që punët e shqiptarëve të ecin përpara.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re