“25 prilli ka një rëndësi të veçantë, pasi largon pakicën për t’i dhënë shansin, shumicës” shpjegon Jorida Tabaku, kandidatja e PD-së në Tiranë, gjatë takimeve me banorë të zonave të ndryshme të kryeqytetit.

“Në rrugicat e Tiranës duke trokitur në çdo derë”, – tregon Tabaku përshtypjet e saj për këto ditë para zgjedhjeve.

“Qytetarët kërkojnë një ndryshim rrënjësor pasi gjithçka ka shkuar keq këto tetë vjet. Këto janë zgjedhjet që vendosin përpara qytetarëve jo Ramën me Bashën, por një qeverisje për pakicën dhe një qeveri për shumicën.

Janë zgjedhjet jetike për shqiptarët e varfëruar në tetë vjet, për tiranasit e dhunuar në tetë vjet.

Qyteti ka nevojë të rigjallërohet dhe jo të vuajë varfërinë dhe rënien e konsumit. Ka nevojë për njerëz të përgjegjshëm që marrin në dorë vendin.

Familjet duan një kryeministër të përgjegjshëm dhe një qeveri normale. Qytetarët kërkojnë qytetarin e tyre dhe jo arrogantin.

Prandaj 25 prilli ka një rëndësi të veçantë. Pasi largon pakicën për t’i dhënë shansin shumicës. Shqipëria fiton, familja fiton, ti fiton.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re