Skip to content

Tabaku i drejtohet Ramës: Tradhtove ëndrrën e shqiptarëve për integrim, mbledhja e ministrave të Jashtëm të BE-së i vuri vulën

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar në një postim në “Facebook” ku thekson se kryeministri Edi Rama, tradhtoi ëndrrën e shqiptarëve për integrim.

Tabaku ka theksuar se konferenca e djeshme deklaratat e ministrit gjerman, për mos arritjen e një konsensusi për reformën zgjedhore është një ndër shkaqe e mjaftueshme që BE-ja të shtyjë konferencën e parë ndërqeveritare.

Postimi i plotë:

Edi Rama tradhëtoi ëndrrën e shqiptarëve për integrim!

Lajmi i djeshëm pas mbledhjes së ministrave të jashtëm të BE-së ishte një vulë konfirmimi se kokëfortësia për të rrëzuar institucionet e dialogut demokratik janë shkaqe të mjaftueshme për të ngelur në klasë vendin. Hapja e negociatave dhe diskutimi i kapitujve qe do të nisë ditën e parë të konferencës së parë Ndërqeveritare po shtyhet jo si pasojë e problemeve të BE por si pasojë e problemeve të qeverisë shqiptare.

Tradhëtia e misionit historik të Shqipërisë për t’u përfshirë në familjen Europiane i mbetet kryeministrit Rama. Refuzimi që i bëri ai marrëveshjes së 5 qershorit dakordësuar dhe firmosur me bekimin dhe ndërmjetësinë e BE-së dhe SHBA është shkaku kryesor për këtë refuzim.

Kjo u vu re qartë edhe nga deklarata e ministrit gjerman Qe këmbënguli në mungesën e një reforme elektorale zgjedhore sipas dakordësisë gjithëpërfshirë dhe me konsensus. Ndërkohë që përpos kësaj janë dhe 5 parakushte të tjera të mirëpërcaktuara nga BE për të nisur konferencën e parë ndërqeveritare.

Tradhëtari i vizionit kombëtar zgjodhi llogarite politike përpara interesit të 3 milion shqiptarëve të cilëve iu preu ndër të tjera dhe ndihmën dhe paketa ekstra ekonomike që vendi do të përfitonte.

Çdo shqiptar e ka të qartë se kush është tradhëtari i historisë moderne post-komuniste të Shqipërisë. Kryeministri Rama ka treguar nga viti 2014 e këndej se ai ka dashur Europën jo për vlerat e demokracisë dhe lirisë që ajo ofron. Ai e ka dashur BE-në vetëm për t’ia shitur shqiptarëve propagandën manipuluese se anëtarët e BE e mbështesin atë.
Kjo propagandë e rreme u shkërmoq ditën e djeshme kur ministrat e jashtëm ishin te bindur se asnjë nga 6 parakushtet e BE-së nuk ishin zbatuar nga qeveria Rama.

Tashmë është kthyer në vendimtare beteja e 25 prillit 2021 për të rrëzuar tradhëtarin e vërtetë ndër shqiptarë. Njeriun që për pushtetin e tij personal ka vendosur në rrezik integrimin e vendit dhe mbi të gjitha demokracinë në Shqipëri.

/faxweb