Pasi deputetja Jorida Tabaku kërkoi reformim të skemës së pensioneve, në përgjigje,  ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i është përgjigjur duke i thënë se është më e suksesshmja që kanë patur ndonjëherë.

Sipas Blendi Gonxhes, me skemën e miratuar në vitin 2014, ka frenuar deficitin dhe ka rritur numrin e kontribuuesve.

“Duhet të ndalem pak te pjesa e dështimit të reformës, që sipas të dhënave nuk ka rezultuar i tillë, përkundrazi është një nga më të suksesshmet në fushën e pensioneve. Në 2014 defici ishte 2% e GDP dhe tendenca ishte në thellim, duke rrezikuar qëndrueshmërinë financiare të të gjithë skemës.

Pensionet që jepte skema ishin shumë të ultë dhe me tavane për pensione maksimale duke dekurajuar qytetarët  të merrnin pjesë, apo të vazhdonin punësimin duke deklaruar pagat reale. Ajo reforma bëri të mundur që të frenohet deficiti.

Falë kësaj reforme dhe luftës kundër informalitetit që qeveria ka bërë dhe vazhdon të bëjë çdo ditë është rritur numri i kontribuuesve dhe të ardhurave kontributeve nga rreth 600 mijë në vitin 2014, sot janë 827 mijë.

Nga 61 miliardë lekë të ardhura kontributive në vitin 2014 jemi në 124.6 miliardë në vitin 2023.

Skema paguan pensione më të larta sesa pensioni maksimal administrative që ishte në 2014. Pensioni është kontribut i drejtpërdrejt i kontributeve të paguara, dhe jo  tavane administrative arbitrare”, tha Gonxhe.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re