Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar vendimin e qeverisë për të hequr bonusin e bebes për diasporën.

Nga Kuvendi, deputetja shprehet se kjo lloj politike vjen në një kohë kur, vetëm vitin e kaluar, rreth 40 përqind e lindjeve ishin jashtë Shqipërisë.

Sipas Tabakut, Kuvendi do duhet të mblidhet dhe të diskutojë për mënyrën se si duhet shfrytëzuar potenciali i diasporës, si dhe të punohet për rikthimin e të rinjve e të rejave që po ikin.

 

Jorida Tabaku: Qeveria sjell një projektligj i cili ka në bazë ndryshimet për bonusin e bebes.

Thua se u zgjidhën të gjitha kontratat koncesionare, hallet me buxhetin, që qeveria shqiptare do kursejë e shpëtojë 10 mln euro tek bonusi i bebeve.

Thua se sot nuk kemi asnjë firmë në buxhetin e shtetit, ku ke të paktën 6 kontratat koncesionare, 50 përqind e gjitha kontratave që po hetohen për korrupsion dhe këta ndryshojnë një ligj për të hequr bonusin e bebeve për diasporën.

Në vend që të mblidhet Kuvendi të diskutojë si ka mundësi të shfrytëzojmë potencialin e diasporës, si ka mundësi që këto të rinj t’i tërheqim nga vendi.

Unë nuk them që bonusi do shpëtojë jetën e tyre, por është shenja, sinjali që i jep qeveria diasporës.

Pothuajse 40 përqind e lindjeve gjatë vitit të kaluar kanë qenë jashtë Shqipërisë. A e kuptoni se çfarë shifrash tragjike janë?

Dhe këta, në vend që të diskutojnë se si mund të kemi mundësinë që diaspora të kthehet, kta marrin dhe bëjnë politika për të hequr dhe bonusin e bebeve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re