Subscribe

Një prej figurave kryesore të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka bërë thirrje që PD të dalë me një kandidat në zgjedhjet lokale të 14 majit.

 

Tabaku ka folur për herë të parë për betejën për 61 bashkitë e vendit; duke u pozicionuar kundër kreut të grupit Enkelejd Alibeaj që ka nxjerrë tashmë kandidatë për zgjedhje.

 

JORIDA TABAKU

KRYETARE E KOMISIONIT TE INTEGRIMIT

 

“Mënyra se si bashkohet PD është duke mos e copëzuar atë, por është duke qenë të gjithë bashkë edhe duke dalë me kandidat të përbashkët në këto zgjedhje lokale.”

 

Tabaku nuk e ka mbështetur vendimin e Alibeajt për përjashtimin e 4 deputetëve nga grupi parlamentar demokrat.

 

“Mua nuk më ka thërritur askush për mbledhje grupi dhe nuk kam asnjë dijeni po mblidhen firmat apo nuk po mblidhen firmat. Unë kam vetëm një qëllim në parlament dhe përpiqem që ta transmetoj, këtë kam dhe në Partinë Demokratike; Ta bëjmë PD forcë fituese! Ta bëjmë PD alternativë! “

 

Tabaku është një prej figurave të Partisë Demokratike që ka votuar kundër përjashtimeve edhe në mbledhjen e kryesisë një vit më parë, kur Basha pezulloi ose përjashtoi të gjithë anëtaret e komisionit të rithemelimit.

 

Kryetarja e komisionit të integrimit, Tabaku, nuk është pjesë e grupit që mbështet Sali Berishën; por ajo e ka bërë të qartë se nuk mbështet as veprimet e fundit të Alibeajt për përjashtimin e deputetëve dhe nxjerrjen e kandidatëve për zgjedhje.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re