Vendimin e Kryesisë për të thirrur në 18 Dhjetor Kuvendin Kombëtar, nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e sheh si një hap kompromisi për bashkimin e demokratëve. Tabaku thotë se në këtë forum duhet të dëgjohet zëri i çdo demokrati.

“Është një hap përpara për të gjetur një kompromis dhe të bëhen bashkë, çdo demokrat ka të drejtë të thotë fjalën e tij dhe të dëgjohen dhe dje kërkova këtë që në një Kuvend të PD, se një është marrë nga kryesia, nuk flasim për dy data të ndryshme por çdo delegat mos vendoet para dilemës ka firmosur dhe nuk është zbatuar statuti por t’i thërrasim delegatët e të bëhemi bashkë për të dalë bashkë”.

Ndaj dhe ftesën e saj Tabaku e ka për të gjithë anëtarët e Kuvendit.

“Në Kuvendin e 18 Dhjetorit të gjithë duhet të jenë aty. Jemi në një opozitë të vështirë, ku si në nivel lokal e qëndror kemi asnjë përfaqësim dhe besoj që ky proces ne do të na bëjë mirë”.

Paralelisht me Kuvendin e thirrur nga Kryesia, pas propozimit të Bashës në 18 dhjetor, 4350 delegatë që mbështesin lëvizjen e nisur në Partinë Demokratike nga ish-Kryeministri Berisha kërkojnë mbajtjen e tij në 11 Dhjetor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re