Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, i është drejtuar me një shkresë zyrtare Bersnik Dervishi, Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, dhe një letër ambasadorëve në Shqipëri, duke denoncuar keqpërdorimin e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.

Sipas Tabakut, këto të dhëna po keqpërdoren nga mazhoranca, për qëllime elektorale, ndërsa deklaron ky veprim është një shkelje serioze e legjislacionit shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale dhe standardeve ndërkombëtare si GDPR.

“Përdorimi i të dhënave personale në një kontekst zgjedhor është një shkelje flagrante që minon besimin në institucione dhe cenon të drejtat themelore të qytetarëve.

Ngjarje të tilla tregojnë mungesën e respektit për standardet demokratike dhe privatësinë e qytetarëve. Ne i bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë dhe partnerëve ndërkombëtarë të ndërmarrin hetime të plota për këtë çështje dhe të sigurojnë që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi,” shprehet Tabaku.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re