Deputetja e PD, Jorida Tabaku, në mbledhjen për Komisionin e Çështjeve Europiane ka shprehur vlerësim në lidhje me marrëveshjen e Tregut të Përbashkët Rajonal, firmosur mes qeverisë shqiptare dhe BE.

Gjatë fjalës së saj, deputetja Tabaku analizoi edhe situatën me përfitimin e të ardhurave dhe njëkohësisht fokusin e qeverisë për të përfituar maksimumin nga këto fonde.

“Duhet patjetër që të ketë qasje maksimale nga qeveria që ne të përfitojmë maksimumin. Duhet të bëjmë çdo përpjeke që çdo gjë që është në dispozicion ndaj këtyre instrumentave që nuk kanë qënë më përpara, sepse janë instrumenta të rinj për Ballkanin Perëndimor, ne të mos kemi luksin që t’i humbim”, theksoi Tabaku.

Tabaku, njëkohësisht dhe kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane është treguar skeptike në lidhje me qeverinë në aftësinë e saj për të përfituar fondet, ndërsa theksoi se kjo mungesë ka sjellë edhe kosto për bizneset dhe sidomos biznesin e vogël.

“Shpresoj që plani i reformave ekonomike, të paktën për këtë kapitull që ne po diskutojmë, të vij të konsultohet në parlament. Biem të gjithë dakord që hapja e Komisionit të Çështjeve Sociale dhe Ekonomike ndaj Shqipërisë me procesin e intregrimit gradual që ka filluar pak muaj më parë, duhet patjetër që të ketë qasje maksimale nga qeveria që ne të përfitojmë maksimumin. Duhet të bëjmë çdo përpjeke që çdo gjë që është në dispozicion ndaj këtyre instrumentave që nuk kanë qënë më përpara, sepse janë instrumenta të rinj për Ballkanin Perëndimor, ne të mos kemi luksin që t’i humbim. Dua të theksoj që çdo marrëveshje e tillë që përfitojnë bizneset e vogla do të ketë dhe mbështetjen e opozitës edhe pse në këtë rast bëhet fjalë për mbështetje konkrete për bizneset. Falenderojmë BE dhe Komisionin Europian për vendimin që ka marrë për procesin e integrimit gradual!” u shpreh Tabaku në fjalën e saj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re