Skip to content

Tabaku: Ngritja e Bordit për çmimet tregon dështimin e qeverisë me karburantet

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e radhës e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave ku u diskutuan dy aktet normative për krijimin e bordit të transparences.

 

Deputetja e PD, Jorida Tabaku u shpreh se krijimi i Bordeve të Transparencës është një sajesë komuniste që në fakt e prish akoma më keq tregun e hidrokarbureve që sipas saj është jo konkurues.

 

“Gjykoj se Bordi Transparencës cënon lirinë e tregut dhe kjo tregon që qeveria ka dështuar për të monitoruar këtë treg dhe monopoleve i ka dhënë dhe favore të tjera. Këto kompani janë jashtë kontrollit dhe kanë operuar jashtë kontrollit dhe ministria e zotit Bejtja dhe ministra e drejtuar nga zonja Ibrahimaj kanë dështuar si në rastin e fiskalizimit dhe në rastin e monitorimit. Bordi i transparencës duhet të informonte masat për kompanitë që rritën çmimet brenda një jave. Ne nuk kuptuam asgjë përse çmimet u rritën menjë herë dhe nuk kuptova as për të dhënat e grosistëve madje as për çmimet e vendeve fqinje. Ka nevojë që të ketë një transparencë për vendimin që është marrë. Por në gjykimin tim të gjithë këto veprime lënë hapësirë për interpretim. Qëllimi im kryesor sa herë kam diskutuar për çmimin e karburantit që sot është shumë herë më i lartë se sa vendet në rajon”, u shpreh Tabaku.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë