Premtoi parqe, premtoi gjelbërim, por e ktheu Tiranë në një kantier ndërtimi, ku shikon vetëm beton dhe pallate.

Ky është Erion Veliaj kryebashkiaku që del dhe çirret se i ra bretku në punë, ndërkohë që e vetmja punë që bën për Tiranën është dhënia e lejeve të betonit.

Ish-deputetja, Jorida Tabaku, në një video ku shfaq kryemashtruesin, pyet nëse ka gjoba për dikë që vetëm mashtron?

Dhe në fakt përgjigjen e ka dhënë vetë Erion Veliaj ku thotë se duhet të ketë gjoba për dikë që gënjen.

Dhe e vërteta është se Veliaj e ka qelbur fare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re