Subscribe

Partia Demokratike ka shfrytezuar raportin e fundit te Departamentit Amerikan te Shtetit mbi klimën e investimeve per te akuzuar qeverine per korrupsion dhe favorizim te nje grupi biznesmenesh te lidhur me te.

 

Deputetja e zgjedhur Jorida Tabaku ka deklaruar se raporti ve ne dukje se nje investitor ne Shqiperi perballet me korrupsionin, mungesen e sigurisë së pronës dhe me ligje abuzive që favorizojnë klientët e qeverisë.

 

JORIDA TABAKU

DEPUTETE E ZGJEDHUR, PD

“Shqiptarëve duhet t’u rikthehet dinjiteti dhe një qeveri që punon për ta. Ndaj sot është një ditë e mirë që SPAK të hetojë korrupsionin që e ka shndërruar Shqipërinë në vendin më të korruptuar të Europës.”

 

Sipas Tabakut problemet qe konstaton DASH i ka bere publike edhe opozita me pare.

 

 “Rritja e kontratave PPP që ka ulur mundësinë për konkurrencë, përfshirë edhe të investitorëve të huaj. Analizat e dobëta të kosto përfitimeve nga këto kontrata që shpesh janë kontrata dhe ligje preferenciale.  Rritja e informalitetit që është kthyer në rrezik dhe problem për bizneset vendase dhe investitorët e SHBA. Sipas raportit gati mbi 40% e sektorit ekonomik të vendit është në informalitet të plotë.”

 

Sipas PD, lufta ndaj korrupsionit është lufta kundër monopoleve, kundër oligarkisë dhe klientelizmit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re