Me debat po zhvillohet komisioni i Ekonimisë, ku ka pasur një përplasje mes ministres Delina Ibrahimaj dhe deputetes së PD, Jorida Tabaku.

Në fjalën e saj Tabaku vuri në dukje se buxheti i shtetit është i dedikuar për shpenzimet e PPP-ve, duke listuar disa prej koncesionet kryesore të qeverisë Rama.

Debati u acarua pikërisht kur Denaj, ndërsa po fliste për shpenzimet e koncesioneve, tha se janë parashikuar edhe 2 miliardë lekë për një kontratë të lidhur në kohën e qeverisjes së PD.

DEBATET

Tabaku: U bë hera e disatë që i drejtoheni deputetëve me arrogancë. Për mua nuk ka problem, është etika juaj, por jemi të gjithë njësoj. E lexon mirë apo nuk lexon mirë! Cdo dokument të siguroj që e lexoj.

Ibrahimaj: Në radhë të parë nuk ka arrogancë në komunikim. Nuk duhet të shndërrojmë në këtë koncesion faktet. Fiskalizimi nuk është koncesion, ky është fakt. Dua të ritheksoj që qeveria është e kujdesshme në transparencë ndaj publikut. Lista e koncesioneve për transparencë publikohet. Tregon përgjegjshmërinë e qeverisë.

****

Denaj: Janë 13.8 mld lekë shpenzime në vit për koncesionet. 13% e të ardhurave faktike, por dua të ndaloj tek zërat, janë 13 koncensione nga të cilat në total 5 miliardë për infrastrukturë rrugore, ku 3 mld është Rruga e Arbrit, 4 mld për shëndetësi dhe 2 miliardë për shërbimin e skanimit, program i kohës suaj, ku pagesa bëhet pavarësisht nëse skanohet.

Ndërhyn Jorida Tabaku

Denaj: Mos u emociono kaq shumë kur flisni nuk ju ndërpresim kur vjen puna për një kontratë të kohës suaj…

Shalsi: Ta ndërpres mbledhjen dy minuta? Ndërpritet mbledhja

Spaho: Nëse doni të bëni debat…

Denaj: Jo unë nuk po bëj debat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko