Jorida Tabaku i bën thirrje qeverisë që të ndalë tenderat abuzivë.

 

Deputetja e PD thotë se sot Shqiperia nuk ka luksin të paguajë 100% kontratat koncesionare.

 

Në këtë moment sygjerimi jonë kryesor është që të vendosen prioritete mbi shpenzimet. Të ndalohen menjëherë të gjithë tenderat të cilët kanë nisur, që janë në mënyrë abuzive, që nuk lidhen me prioritete, që nuk lidhen me krizën, me çmimin e energjisë, me rritjen e çmimeve në treg. Të pezullohen pagesat e kontratave abuzive të koncensioneve dhe të sigurohet maksimumi I kursimeve.  Ne nuk e kemi luksin sot në Shqipëri që të kemi zbatim të projekteve të investimeve vetëm 36%, siç është në këtë moment. Por nga ana tjetër të paguajmë 100% kontratat koncensionare; të paguajmë 30 milionë euro tendera të hapur për tendera, rehabilitime, për zbukurime ndërkohë që flasim. Të gjitha duhet të ishin pezulluar dhe çdo gjë duhet të kishte shkuar në ndihmë të ekonomisë.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re