Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se në 25 prill do të marrin fund të gjitha mashtrimet e qeverise. Në një takim që Tabaku zhvilloi me banorë të njësisë 2, ajo dëgjoi shqetësimet e tyre, të cilët i thanë se ndihen të diskriminuar.

Jorida Tabaku theksoi se fytyra e vërtetë e Ramës dhe Veliajt është propaganda dhe fasada.

“Puna e tyre është të dalin vetëm ne televizor, vetëm fjalë. Ky është modeli i qeverisjes. 150 metra rrugë e pashtruar vetëm sepse janë të djathtë. Kjo është politika që ne do të votojmë kundër deri më 25 prill që të gjithë qytetarët të jenë njësoj.

Nuk ka përse Tirana të ketë qytetarë të dorës së dytë. Këtu taksat janë rritur, të rinjtë janë larguar, dyqanet nuk shesin as produktet ushqimore, çmimet janë rritur 40%.

Megjithëse paguani taksa, asnjë shërbim nuk e merrni. Fytyra më e shëmtuar e qeverisjes dhe fytyra më e mirë se si punon propaganda që vetëm lyen dy fasada dhe lë njerëzit në mjerim, është kjo rrugë këtu.

Kjo është mënyra se si ka punuar Edi Rama në 8 vite, si ka punuar Erjon Veliaj në 6 vite dhe kjo është arsyeja që qytetarët e Tiranës do t’i thonë jo edhe këtij regjimi por edhe vlerësimit të njerëzve si qytetarë të thjeshtë të Tiranës. 25 prilli është mundësi shumë e mirë që më në fund ato shqetësime që ju keni ngritur t’jua dëgjojë dikush që nuk i ka premtime, fjale, por angazhime dhe plan pune. Ju siguroj që PD ka primare vendosjen e individit, qytetarit dhe familjes në plan të parë”, tha Tabaku.

Banorët i thanë Tabakut se “Ka 3 vjet që 150 m rrugë janë lënë përgjysmë duke na penalizuar. Veliaj erdhi për të prerë shiritin e rrugës së mbaruar përgjysmë dhe as na dëgjoi”.

Per hir te se vertetes “qytetaret” qe takoi Tabaku, jane njeri kryetar i PD per njesine administrative numer 2 ne Tirane ndersa tjetri ish kryetar i PD per kete njesi, aktualisht ne forumin drejtues te PD per njesine 2.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re